Ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – (AKEP) dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), më 16 Shkurt 2009, organizuan takimin mbi prezantimin e projektdokumentit të Politikave të Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri. Në këtë aktivitet, Z. Genc Pollo, Ministër i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, paraqiti Dokumentin e Politikave dhe Planin e Veprimit për sektorin e komunikimeve elektronike.Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, Z. Piro Xhixho dhe Z. Peter Lundy përfaqësues i grupit të projektit nga BERZH prezantuan politikën dhe planet e veprimit.













