- Pagesa për mbikqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike.
Sipërmarrësit që ofrojnë rrjete dhe/ose shërbime publike të komunikimit, janë të detyruar të paguajnë një pagesë vjetore për mbikqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike nga AKEP-i. Kjo pagesë nuk duhet të jetë më shumë se 0,5 % e së ardhurës vjetore të vitit kalendarik të mëparshëm dhe duhet të realizohet brenda datës 30 prill të cdo viti. - Pagesa për caktimin dhe përdorimin e frekuencave.
- Pagesa për caktimin dhe përdorimin e numrave dhe të serive numerike.
- Pagesa për financimin e shërbimit universal.
Për kompensimin e kostove të shërbimit universal krijohet fondi i këtij shërbimi i cili menaxhohet dhe administrohet nga AKEP. Ky fond krijohet nga sipërmarrësit që zotërojnë rrjete të komunikimeve elektronike publike dhe ofrojnë shërbime të komunikimeve elektronike publike dhe ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike në territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me rregulloren e AKEP-it. - Pagesa për tarifën e shërbimit të radiokomunikacionit.
Në bazë të Ligjit nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për Taksat Kombëtare”, dhe Udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe AKEP, Nr. 28, datë 06.10.2008, “Për përcaktimin e tarifës së shërbimit për shërbimet e radiokomunikacionit” i ndryshuar, AKEP është agjent tatimor për llogaritjen, arkëtimin dhe transferimin në Buxhetin e Shtetit të tarifës së shërbimit të radiokomunikacionit













