AKEP-i ka të drejtë të zbatojë rregullimin e tarifave nëpërmjet një vendimi për rregullimin e tarifave për:- shërbimet e përfshira në skemën e shërbimit universal, të ofruara nga ofruesi i shërbimi universal;
- shërbimet e ofruara nga sipërmarrësi me fuqi të ndjeshme në treg në tregun përkatës.
Për t’u pajisur me informacion të mëtejshëm rreth tarifave, duhet të kujtoni që:
Sipërmarrësit e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike janë të detyruar të publikojnë informacion të saktë dhe të hollësishëm për tarifat dhe kushtet e përgjithshme për aksesin dhe përdorimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike. Ky informacion publikohet me anë të mjeteve të informimit publik.
Si përdorues i ndonjë sipërmarrësi, të dhënat e tarifave duhet të jepen në Kontratën e pajtimit, nëpërmjet informimit se si ju mund të siguroni informacion të përditësuar për të gjitha tarifat e aplikuara. Ky informacion duhet t’u mundësojë kontrollin mbi shumën e faturuar. Prandaj Kontrata e pajtimit përmban:
- Llojin dhe nivelin e tarifave të aplikueshme për ofrimin e shërbimit;
- Mënyrat e pagesës, ose njoftimi që informacioni jepet në faturë;
- Kosto e instalimit ose ri-instalimit të shërbimeve, kur aplikohet;
- Nivelet minimale të konsumit (mujore ose ndryshe), aty ku janë të aplikueshme;
- Shpenzimet e mirëmbajtjes, aty ku janë të aplikueshme;
- Shpenzimet për qeranë e pajisjeve, aty ku janë të aplikueshme;
- Kushtet kryesore të alokimit të zbritjeve të llogarisë, kur aplikohen;
- Periudhat pik dhe off-pik, kur aplikohen, dhe tarifat gjatë këtyre periudhave;
- Si dhe ku, pajtimtari mund të sigurojë informacion të përditësuar mbi tarifat;
- Tarifat e aplikueshme për shërbimin, që janë në fuqi ditën e nënshkrimit të kontratës, që vendosen në aneksin e kontratës;













