Përdorimet e ndryshme të shërbimit telefonik të qëndrueshëm kërkojnë pajisjet përkatëse të cilat mbështeten në teknologji të ndryshme, duke përfshirë : GSM, që mbështet më shumë shërbimet bazë, si bërjen e thirrjeve dhe dërgimin e mesazheve, GPRS, që siguron transmetimin e të dhënave me shpejtësi më të lartë në rrjetin ekzistues GSM, dhe UMTS, që mbështet shërbimin e gjeneratës së tretë.
Shërbimi telefonik i qëndrueshëm mund të ofrohet nga :
- Operatorët e rrjetit
- Ofruesit e shërbimit që nuk kanë rrjetin e tyre
GPRS – Shërbimi i Përgjithshëm i Paketës Radio
GSM – Sistemi Global për komunikime në lëvizje
MMS – Shërbime të mesazheve multimediale: Tekst, figura, mesazhe me zë dhe të animuara.
SMS – Shërbimi i mesazheve të shkurtër: Shërbimi i këmbimit të mesazheve, zakonisht në rrjetin e komunkimeve të lëvizshme. Lejon dërgimin/marrjen e teksteve të mesazhve ose figura të vogla.
UMTS – Sistemi Universal i Telekomunikimeve të Lëvizshme : Një nga sistemet e 3G të komunikimeve të lëvizshme që do të përdoret veçanërisht në Europë.













