AKEP publikon raportet teknike mbi matjet e rrezatimeve të telefonise celulare, stacioneve bazë dhe transmetuesve të tyre ne zonat Elbasan-Kavajë dhe Lushnje-Fier gjatë marsit 2019

Një nga shqetësimet e përdoruesve të telefonisë mobile sot është siguria dhe ekspozimi ndaj valëve elektromagnetike të telefonave celularë, stacioneve bazë dhe transmetuesve të tyre.
Për këtë qëllim, AKEP si organi rregullator në vend në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar gjatë muajit mars 2019 ka kryer monitorime në zonat Elbasan-Kavajë dhe Lushnje-Fier. Matjet e fundit tregojnë se nivelet e rrezatimeve të telefonisë celulare nuk i tejkalojnë pragun e sigurisë së përcaktuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimet Jo Jonizuese (ICNIRP).
Leave a reply