Categories
Njoftime

Mbi publikimin e Treguesve statistikorë të tregut të Komunikimeve Elektronike për tremujorin e katërt të vitit 2019

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) njofton publikimin e treguesve statistikorë të tregut të Komunikimeve Elektronike për tremujorin e katërt të vitit 2019, mbështetur në përcaktimet e Ligjit 9918, datë 19.05.2008, “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, dhe Rregullores nr.12, datë 07.04.2010, “Për të dhënat statistikore dhe financiare periodike të sipërmarrësve të rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike” e ndryshuar.
Në tremujorin e katërt të vitit 2019 kanë raportuar rreth 187 sipërmarrës të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, nga të cilët 184 sipërmarrës janë ofrues të shërbimeve të rrjeteve fikse, 2 sipërmarrës janë ofrues të rrjeteve fikse dhe celulare dhe 1 sipërmarrës është ofrues i rrjeteve celulare.
Raporti përmban një përshkrim të nivelit të treguesve kryesorë në tremujorin e katërt të vitit 2019, të dhënat krahasuese me periudhat e mëparshme dhe paraqitjen e të dhënave statistikore në formë tabelare për shërbimet e rrjeteve celulare dhe rrjeteve fikse.
Për informacione të mëtejshme, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Treguesit statistikorë të tregut të Komunikimeve Elektronike për tremujorin e katërt të vitit 2019