Categories
Njoftime

Njoftim mbi zhvillimin e provimit radioamator

Në zbatim të Rregullores “Për shërbimin radioamator në Republikën e Shqipërisë”, Urdhrin nr. 220 datë 17.11.2022 të titullarit te AKEP, bazuar në aplikimet e disa aplikantëve për provimin radioamator për nivelet Harec, Novice dhe provimin Mors, AKEP njofton sa më poshtë:

Provimi do të zhvillohet në datat 30.11.2022, 01.12.2022, 02.12.2022, ora 11:00, në adresën: Godina e AKEP, Salla-kati 2, Rruga Reshit Çollaku, Nr. 43, Tiranë.

Provimi për nivelin Mors, të zhvillohet në një datë tjetër që cakton Komisioni, me sigurimin e pajisjeve përkatëse të nevojshme teknike.

Çështjet/temat e provimit radio amator do të jenë sipas Rregullores, Rekomandimit CEPT T/R 61-02 dhe Raportit ERC 32/1994, i ndryshuar në vitin 2016.

Përsa më lart, çdo kandidat duhet të ketë me vete, ditën e provimit, një mjet identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë).