Categories
Njoftime

Njoftim për zhvillimin e tenderit publik

Për dhënien e së drejtës së përdorimit të frekuencave 3400 Mhz – 3800 Mhz

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), si organi rregullator në fushën e komunikimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me parashikimet e nenit 69, të ligjit nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 1252, datë 10.9.2008, “Për miratimin e rregullave të zhvillimit të tenderit publik, për dhënien e të drejtës së përdorimit të frekuencave”, i ndryshuar, dhe Dokumentin-Shkresa nr. 4215/1 prot., datë 7.6.2024 (nr. 2264/24 prot., i AKEP, datë 11.6.2024) të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Vendimin e Këshillit Drejtues të AKEP Nr.20, datë 27.08.2024 për “Miratimin e dokumentit të tenderit publik me procedurë të hapur me objekt “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 3400-3800 MHz”, hap tenderin:

Procedura e prokurimit: Procedurë e Hapur

Objekti: “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 3400-3800 MHz”

Referenca: AKEP/3400-3800MHz/2024

Afati për pranimin e ofertave: : 17/10/2024, ora 10:00

Adresa: Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

 Rruga: “Reshit Çollaku”

 Tiranë – Shqipëri

Gjuha e ofertave:  Shqip ose Anglisht

Informacione të mëtejshme: Dokumenti i Tenderit mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm

Dokumenti i tenderit 3400-3800 MHz

Sqarim mbi dokumentin e tenderit

Sqarim Nr.2 mbi dokumentin e tenderit

Sqarim Nr.3 mbi dokumentin e tenderit