Shqiptarët do ta kenë internetin 5G në celularët e tyre në mesin e vitit 2025. Tomi Frashëri, Kry- etar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), thotë në një intervistë për “Monitor” se 5G do të jetë aktive fillimisht vetëm në qendrat e mëdha urbane dhe në portet, aeroportet dhe në disa zona të rëndësisë së veçantë, ndërsa brenda vitit 2027, më shumë se gjysma e popullsisë do të jetë e mbuluar me rrjet 5G. Sipas tij, mbulimi i plotë i territorit me rrjet 5G është i kushtëzuar nga lirimi dhe vënia në përdorim e brezit 700 MHz, që është ende në përdorim nga operatorët e mediave audiovizive. Z.Frashëri thekson se implementimi i 5G në këtë moment është i rëndësishëm edhe për të përballuar trafikun shtesë që krijon fluksi i lartë i turistëve në rrjetet celulare. Sipas tij, rritja e kapaciteteve të transmetimit të të dhënave në pika të nxehta si qendrat e qyteteve kryesore dhe pranë plazheve është e domosdoshme për të menaxhuar rrezikun e bllokimit të rrjeteve nga mbingarkesa.
Categories