Categories
Njoftime Slideshow

AKEP MERR PJESË NË FORUMIN RAJONAL TË ITU PËR ZHVILLIMIN NË EVROPË

Budapest, 24 shkurt 2025 – AKEP mori pjesë në Forumin Rajonal për Zhvillimin në Evropë, organizuar nga ITU, ku u diskutuan politikat për përmirësimin e konektivitetit dhe infrastrukturës dixhitale.

Anëtari i Këshillit Drejtues të AKEP, Z. Armer Juka, ishte panelist në sesionin mbi konektivitetin universal, ku prezantoi masat rregullatore për sigurinë kibernetike, menaxhimin e spektrit dhe zhvillimin e rrjeteve 5G. Gjithashtu, ai zhvilloi një takim me Drejtorin e Zyrës së Zhvillimit të Telekomunikacioneve të ITU-së, Z. Cosmas Zavazava, për të diskutuar modernizimin e infrastrukturës së broadband-it dhe monitorimit të frekuencave në Shqipëri.

Në emër të Kryetarit të AKEP, Z. Gentian Sala, u vlerësua mbështetja e ITU-së dhe rëndësia e bashkëpunimit teknik për zhvillimin e sektorit të komunikimeve elektronike.