Categories
Njoftime Slideshow

AKEP ZHVILLON TAKIM KOORDINUES ME ORGANIZATORËT E GIRO D’ITALIA

Tiranë më 11 Prill- Kryetari i AKEP z. Gentian Sala, priti në një takim përfaqësuesit  RCS Sports and Events, organizatorë të Giro d’Italia dhe të  Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Stafi i RCS Sport i përberë nga z. Mauro Vengi- Drejtor i Giro d’Italia, znj. Giusy Virelli- Menaxher i Projektit, z. Andrea Basso- Menaxher i Produksionit, dhe Federico Rossi- Menaxher Operacional, shoqëroheshin në takim nga z. Kejdi Tomorri-Drejtor i Zhvillimit të Sportit Elitar, dhe z. Endri Bushati- Drejtori i Zhvillimit të Sportit për të Gjithë. 

Takimi pati si qëllim koordinimin për vënien në dispozicion të frekuencave të kërkuara nga organizatoret, për transmetimet televizive, dhe komunikimet ndermjet stafit organizator. Z. Basso parashtroi aspektete teknike dhe organizative për të cilat kërkohet mbeshtetja e AKEP, gjatë tre etapave të turit që do të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë.

z. Mauro Vegni – Drejtor i Giro d’Italia, shprehu vlerësimin dhe falenderimin, për qasjen e shpejt dhe bashkëpunuese të institucionit të AKEP.