Kush jane domainet .al qe nuk mundi ti rregjistroj ?

Aplikuesi ka të drejtë të zgjedhi si emër domain-i çdo lloj emri që dëshiron, përveçse atyre emrave që bëjnë pjesë në listën e emrave të ndaluar apo të rezervuar dhe të atyre që janë regjistruar më parë nga subjekte të parashikuara në Rregullore.
Lidhur me zgjedhjen e emrit të domain-it/ve, aplikuesi është i detyruar të zbatojë të gjitha deyrimet dhe kushtet e parashikuara në Rregullore.

Detyrimisht duhet që emri i zgjedhur të plotësojë këto kushte :

  1. Emri të mos jetë në listen e “emrave të ndaluar” ;
  2. Emri të mos jetë në listen e “emrave të rezervuar”;
  3. Emri të jetë në përputhje me rregullat sintaksore (Neni 20);
  4. Emri të mos cënojë të drejtat e palëve të tjera, në veçanti:
  5. Të drejtën e autorit ( prona letrare dhe artistike dhe/ose prona industriale)
  6. Ligjin e konkurrences dhe sjelljet korrekte në marrëdheniet tregtare/biznesit;
  7. Emrat të mos cënojnë moralin publik dhe rendin, dhe në veçanti të mos përfshijnë terma:
  8. Që cënojnë lirinë dhe të drejtat themelore të njeriut, liritë dhe të drejtat vetjake, liritë dhe të drejtat politike, liritë dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore të parashikuara në Kushtetutë;
  9. Që mund të shkaktojnë ndonjë demtim lidhur me zhvillimin e minorenëve.
  10. Emrat, duhet të jenë të ndryshëm nga emrat e ndarjeve administrative dhe territoriale sipas ligjit përkatës në fuqi të Republikës së Shqipërisë.