KOMUNIKATË PËR SHTYP

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) është informuar nga operatori One Albania sh.a. për procesin teknik të migrimit të numrave celularë nga rrjeti i Albtelecom në rrjetin e sipërmarrësit One Albania sh.a. i cili do të kryhet në datën 1 Prill 2023, ora 01:00 e mëngjesit.

Për t’u njohur me problematikat e mundshme teknike të procesit dhe për t’i kapërcyer ato, AKEP fton pajtimtarët dhe publikun e gjerë të jenë të vëmendshëm kundrejt njoftimeve individuale të dërguara nga shoqëria One Albania sh.a nëpërmjet mjeteve të qëndrueshme (sms, email, etj.). dhe ndaj lajmërimeve të shoqërisë në website-n dhe rrjetet e saj sociale, si dhe në median audiovizuale.

AKEP, si organ rregullator në fushën e komunikimeve elektronike, në referencë të ligjit nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, po mbikëqyr me përparësi këtë proces për t’u siguruar që realizimi i tij të jetë në përputhje të plotë me kërkesat ligjore.