Kërkoni për domainin tuaj

RREGULLORJA E ADMINISTRIMIT TE EMRAVE TE DOMAIN-EVE NEN.AL 

Lista e emrave të Ndaluar 

Lista e emrave të Rezervuar 

Emrat e markave, patentave dhe dizenjove industriale të miratuara nga institucioni përkatës, të cilat përkojnë saktësisht me emër domaini nën “.al”, përbëjnë emra të rezervuar për poseduesit e markës/patentës/dizenjos industriale të regjistruar.

Përjashtohen rastet kur kërkuesi i një emri domaini nën “.al”, pasi është konsultuar me linkun e faqes web zyrtare me DPPI - seksioni i databazës online të markave/patentave/dizenjove industriale të regjistruara, së bashku me të dhënat e kërkuara të regjistrimit, deklaron me shkrim që ai pranon të lirojë/heqë dorë për atë domain brenda 30 ditëve nga marrja dijeni, duke humbur çdo të drejtë për ankim apo çdo kërkesë për kompensim, nëse emri i të njëjtit domain është kërkuar apo do të kërkohet të posedohet nga poseduesi i ligjshëm i markës/patentës/dizenjos industriale. 

Për sa më sipër përpara kërkimit dhe regjistrimit të një domain “.al” duhet të bëni kërkim në faqen web të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale (DPPI) http://www.dppm.gov.al/ .