Loja Fillon Përsëri me Teknologjinë në 10-të vjeçarin e dytë të shekullit të 21-të

Në këtë konferencë, në sesione dhe ambjente të veçanta, u trajtuan prezantimet e ICT-së në sektorët e telekomunikacioneve, shëndetësisë (e-Health/Tele Health), mbrojtjes, financë dhe media.
Punimet e kësaj konference i ndoqi dhe Z. Piro Xhixho-Kryetar i AKEP. Duke shfrytëzuar mundësinë e pjesëmarrjes në këtë aktivitet, Z. Xhixho takoi dhe homologun e tij Turk, Z. Tayfun ACARER-President i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit, i cili ishte dhe folës në këtë konferencë.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërmjet autoriteteve të dy vendeve, si dhe mbështetja që autoriteti Turk i ka dhënë AKEP. U ra dakort rishikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në fillimvitin 2011, me qëllim përditësimin e çështjeve të bashkëpunimit.