Njoftim për këshillim publik
Ne permbushje te objektivave rregullatore dhe ne zbatim te plan-veprimit te vitit 2017 AKEP nis keshillimin publik me palet e interesuara për vlerësimin e performancës së performacën e Bazës së të Dhënave Referencë të Centralizuar – CRDB të Portabilitetin te Numrit dhe për mënyrën e përzgjedhjes së operatorit të CRDB.
Portabiliteti i numrit është nje proces shume i rendesishem dhe ne interes të gjithë pajtimtareve dhe operatorëve qe përdorin numra gjeografikë dhe/ose numra të lëvizshëm në rrjetet e tyre.
AKEP, ka për qëllim qe nëpërmjet këtij këshillimi të realizojë zgjidhje që:
1. do të kontribuojnë ndaj konkurrencës, në veçanti duke e bërë të lehtë dhe të shpejtë për bartjen e një numri nga një rrjet tek tjetri;
2. sjellin përftime më të mëdha për abonentët dhe operatoret dhe që mbrojnë interesat e abonentëve dhe përdoruesve të tjerë fundorë, në veçanti në lidhje me transparencën e tarifave;
3. janë neutrale nga pikëpamja e teknologjisë;
4. janë plotësisht në përputhje me legjislacionin aktual të BE-se.
Keshillimi perfundon me 2 tetor 2017.
AKEP-i fton të gjithë operatorët ti përgjigjen këtij Këshillimi Publik.
Dokumenti i keshillimit gjendet i publikuar ne faqen web te AKEP:
https://akep.al/konsultime/konsultime-ne-proces