Seminar mbi "STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT TË AKEP PËR VITIN 2018"

Më 18-19 Dhjetor në Shkodër u zhvillua seminari për strategjinë e re dhe planin e veprimit të AKEP për vitin 2018. Roli kryesor i AKEP është që të promovojë konkurencën dhe investimet në infrastrukturën e rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe postare,

me qëllim maksimimizimin e përfitimeve të përdoruesve të të gjitha kategorive nga këto shërbime.

Në këtë kuadër rëndësi të veçantë ka realizimi i objektivit rregullator për nxitjen e konkurencës efektive në treg, e cila synon mbrojtjen e operatorëve më të vegjël dhe shmangien e antikonkurrencës së operatorevë më të mëdhenj nëpërmjet masave rregulluese proporcionale ndaj operatorëve dominantë. Në këtë mënyrë mbrohen interesat e përdoruesve fundore, e për rrjedhojë maksimizohen përfitimet e konsumatorëve dhe biznesit nga komunikimet elektronike dhe postare, moderne, inovatove, me cilësi dhe çmim të kënaqshëm.

Sipas Z. Ilir Zela, Kryetar i AKEP, masat që do të parashikohen priten që të përmirësojnë akoma edhe me tej shërbimin dhe konkurencën. Ai theksoi se prioritetet e këtij plani për vitin 2018, do të fokusohen në 4 shtylla kryesore si: kushte më të favorshme për investitorët, nxitje e konkurencës së ndershme ndërmjet operatorëve të rrjeteve dhe ofruesve të shëbimeve, përfitimet për konsumatorët dhe së fundmi një efikasitet i brendshëm  i AKEP dhe partneritet me institucionet në vend.

Grupi i punës i përbërë nga  Anëtarët e Këshillit Drejtues të AKEP dhe ekspertë nga ekzekutivi i AKEP, ish-Kryetarë/anëtarë të KD të AKEP, përfaqesues nga Kuvendi RSH, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoritetit të Konkurencës (AK) si dhe një ekspert ndërkombëtar në fushën e komunikimeve elektronike, përmes diskutimeve të hapura dhe bashkëpunuese punuan mbi identifikimin e  fushave dhe prioriteteve kryesore të punës së AKEP për vitin 2018 si dhe përcaktimin e piketave kryesore të strategjisë rregullatore afatgjate për vitet 2018-2022.

Bazuar në diskutimet dhe konkluzionet e seminarit, Këshilli Drejtues i AKEP pritet që ta miratojë dhe publikojë Planin e Veprimit të AKEP për vitin 2018 brenda muajit dhjetor.

 

Seminar mbi  STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT TË AKEP 2018