Njoftim për shtyp mbi Këshillimin Publik për ndryshimet në Portabilitetin e Numrit

KD i AKEP bazuar në problematikat për portabilitetin e numrave në rrjetet celulare, të evidentuara nga ankesat e konsumatorëve, nga mediat si dhe nga sistemi i bazës së të dhënave, në mbledhjen e datës 21.12.2017, me Vendimin Nr.26 vendosi nxjerrjen në këshillim publik të disa ndryshimeve në Rregulloren Nr.43 për portabilitetin e numrave.

Ndryshimet e propozuara nga AKEP synojnë lehtësimin dhe optimizimin e procesit të portimit të numrave për konsumatorët. Ndër ndryshimet kryesore të propozuara nga AKEP janë:  

-     Përdorimi i Numrit Personal të Identifikimit si kriteri kryesor i identifikimit të pajtimtarit për procesin e portimit. Numri Personal është numër unik që gjendet në të gjitha dokumentet e identifikimit të shtetasve Shqiptarë si Karta e Identitetit, Pasaporta apo dhe certifika e lindjes dhe nuk ndryshon gjatë gjithë jetës. Përdorimi i këtij numri pritet të sjellë lehtësira në procesin e identifikimit dhe të shmangë problemet kur pajtimtari është regjistruar me mjet tjetër identifikimi tek operatori dhënës dhe me një mjet të ri identifikimi tek operatori marrës, pasi numri personal nuk ndryshoin pavarësisht ndryshimit të mjetit të identifikimit. Numri Personal ka përdorim të gjerë edhe në vende të tjera si dhe nga Qeveria e RSH për shërbimet ICT dhe e-government.

-    Heqja si kriter refuzimi i kërkesës për portim i mospërputhjes së emrit/mbiemrit të pajtimtarit në bazën e të dhënave të operatorit dhënës me atë në kërkesën për portim tek operatori marrës, duke përdorur vetëm Numrin Unik Personal si identifikim të përdoruesit. Mospërputhja e emrit/mbiemrit të pajtimtarit është arsyeja kryesore e përdorur për refuzim të kërkesës për portim. Propozimi i AKEP është që kërkesa të mos refuzohet në rast përputhshëmrie të Numrit Personal. Në rast të problemeve me numrin persoanal, pajtimtarët do kenë mundëis të kryejnë saktësimin tek operatori dhënës shumë shpejt nëprmjet kartës së identitetit ose pasaportës dhe operatori dhënës duhet që brenda 1 ore nga sakëtsimi të pranojë kërkesën për portim.

-    Vendosja e afateve të qarta për operatorin dhënës dhe marrës për procesin e portimit, përfshirë kryerjen e portimit brenda 24 orëve/1 dite pune nga kërkesa e pajtimtarit.

-     Formulari i kërkesës për portim propozohet të ketë të shënuar dhe orën e kërkesës për portim, e cila do të jetë koha mbi të cilën do të llogariten të gjitha afatet procesit të portimit për operatorin marrës dhe dhënës. Pajtimtari propozohet të pajiset me një kopje të formularit të plotësuar që do të shërbejë si provë në rast ankesash për vonesa apo refuzim për portim nga operatorët. 

-     Zgjatja e orarit të pranimit të kërkesave për portim si dhe të kapacitetit ditor të pranimit dhe përgjigjeve të kerkesave për portim nga operatorët celularë. AKEP propozon që operatorët celularë të pranojnë dhe procesojnë kërkesa për portim deri në orën 19.00 cdo ditë pune, nga ora 16.00 që është aktualisht.

Periudha e këshillimit publik është 26.12.2017-26.01.2018.

AKEP mirëpret komente nga të gjitha palët e interesuara, përfshirë konsumatorët apo shoqata të mbrojtjes së konsumatorit, me qëllim optimizimin e procesit të portimit të numrit dhe një mbrojtje sa më të mirë të konsumatorëve të shërbimeve të komunikimeve elektronike.

Dokumenti i nxjerrë në këshillim publik mund të gjendet në në faqen web të AKEP, www.akep.al në seksionin Konsultime ne Proces, ose duke klikuar direkt në këtë link: Këshillim Publik Portabiliteti.

Komentet dhe sugjerimet për këshillimin pubklik mund të dërgohen me postë në adresën e AKEP (Rruga Reshit Collaku, Tirane) ose në mënyrë elektronike në adresën Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

AKEP, 29.12.2017.