Publikohet Strategjia dhe plani i veprimit të AKEP për vitin 2018

Këshilli Drejtues i AKEP me Vendimin nr.29, datë 29.12.2017 miratoi dokumentin “Strategjia dhe Plani i Veprimit të AKEP për Vitin 2018”. Ky dokument përmban fushat kryesore dhe prioritetet strategjike ku do fokusohet puna e AKEP gjatë vitit 2018. 

AKEP do të punojë që gjatë vitit 2018 të ketë progres në katër fusha kryesore nëpërmjet prioriteteve strategjike të identifikuara për secilën fushë dhe masat specifike për realizimin e tyre, pra Planin e Veprimit të AKEP për vitin 2018.

Dokumenti u përgatit pas Seminarit “Strategjia dhe plani i veprimit të AKEP për vitin 2018”, të organizuar nga AKEP në Shkodër më datë 19-20.12.2017, me pjesmarrjen e punonjësve të AKEP dhe përfaqsues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti i Konkurrencës dhe ekspertë të fushës. 

Skema e mëposhtme përmban fushat kryesore dhe prioritetet strategjike të AKEP për vitin 2018. 

strategjia 2018

 

Përshkrimi i prioriteteve si dhe veprimeve specifike që do të ndërmerren nga AKEP për vitin 2018 janë dhënë të detajuara në dokumentin e “Strategjia dhe Plani i Veprimit të AKEP për Vitin 2018.

Për më shumë informacion ju lutem klikoni këtu