FTESË PËR NEGOCIATA

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në mbështetje të pikës b), neni 7 e Ligjit Nr.9643, datë 20.11.2006 “ Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1195 datë 05.08.2008, 

 

FTESË PËR NEGOCIATA

Drejtuar:  Organeve të masmedias, agjencive të specializuara

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në mbështetje të pikës b), neni 7 e Ligjit Nr.9643, datë 20.11.2006 “ Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1195 datë 05.08.2008, “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radioteleviziv ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e administratës shtetërore”, kërkon të realizojë procedurën për blerjen, zhvillimin, prodhimin e një spoti informues si dhe transmetimin e tij si më poshtë vijon:

1.      Objekti i spotit do të jetë: Informimi mediatik i publikut lidhur me nxitjen e regjistrimit të emrave të domain në zonën .al dhe nëndomainet përkatës.

2.      Shpeshtësia dhe Periudha e Transmetimit së spotit: Do të shfaqet deri në 3 herë në ditë, minimalisht në 2 (dy) televizione kombëtarë për një periudhë 10 ditore.

3.      Fondi limit i vënë në dispozicion për realizimin dhe transmetimin e këtij spoti: 1 000 000 (një milion) lekë me TVSH.

 

Objekti i spotit:

Prodhimi dhe transmetimi i një spoti nga AKEP si administrator i domain ccTLD.al dhe nëndomainet e tij, për nxitjen e personave fizikë dhe juridikë dhe çdo personi tjetër subjekt i kësaj të drejte, për regjistrimin e emrave të tyre në zonën .al dhe nëndomainet përkatës. Spoti duhet të përmbajë këto specifikime:

a) Gjatësia e Reklamës: 25-30 sekonda;

b) Grafika: Animim dhe duhet të përmbajë emra të domaineve;

c)Audio: Spoti duhet të shoqërohet me voice over, dhe;

d) Logo e AKEP: Në spot duhet të shfaqet logo e AKEP-it.

 

DOKUMENTACIONI LIGJOR PËR OPERATORËT E INTERESUAR

Dokumente ligjore që duhen paraqitur, si kriter kualifikues:

  •       Ekstrakti historik i QKR-së, që vërteton se operatori ushtron këtë aktivitet ekonomik tregtar dhe është aktiv;
  •        Dokument që vërteton se operatori nuk është dënuar për shkelje penale dhe nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë;
  •      Dokument nga organet kompetente që vërteton se operatori ekonomik ka shlyer detyrimet fiskale dhe kaa paguar te gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore; 

Dokumentacioni financiar, si kriter kualifikues:

  • Vërtetimi të xhiros vjetore të realizuar gjatë 3 viteve (2015-2016-2017), kjo xhiro nuk duhet të jetë më e vogël se 40 % e fondit limit;
  • Dëshmi për shërbime të së njëjtës natyrë të realizuara gjatë tre viteve të fundit të aktivitetit të operatorit të vërtetuar me kontrata dhe vërtetime realizimi për këto kontrata dhe/ose fatura tatimore;
  • Deklaratën që i përmbush specifikimet dhe deklaratën e konfidencialitetit.

Dokumentacioni të jetë origjinal ose kopje e noterizuar dhe duhet të jetë lëshuar jo me parë se tre muaj nga data e zhvillimit të procedurës. Rastet e mosdorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifim.

Organi i masmedias/Agjencia e specializuar, do të përzgjidhet në përputhje me përcaktimet e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për trasmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë trasmetimi, nga organet e Administratës Shtetërore”.

 

Kushtet e vecanta për përzgjedhjen e organeve të masmedias/agjencive të specializuara, janë:

a) organi i masmedias/agjencia e specializuar (ndërkombëtar/e,kombëtar/e,vendor/e);

b)cmimi i ofruar nga organi i masmedias/agjencia e specializuar;

c)koha e transmetimit.

Pika a) vlerësohet me 20 (njëzet) pikë.

Pika b) vlerësohet me 50 (pesëdhjetë) pikë.

Pika c) vlerësohet me 30 (tridhjetë) pikë.

Ofertat duhet të jenë të mbyllura në zarf, të vulosura dhe të firmosur me emrin dhe adresën e ofertuesit, dhe të shënuar ofertë për kryerjen e shërbimit « Prodhimin  i spotit publicitar mbi nxitjen e regjistrimit të emra të domain në zonën .al dhe nëndomainet përkatës» dhe do të dorëzohen nga përfaqësuesit e shoqërive zyrtarisht në datën 28/03/2018 në orën 12.00, në adresën:

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Shqipëri.

Për çdo sqarim të mëtejshëm mund të kontaktoni në:

Tel: + 355 4 2259 571

E-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë jashtë këtij afati dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.

Në proçesin e hapjes së ofertave kanë të drejtë të marrin pjesë Ofertuesit apo personat me autorizim.

Përzgjedhja e ofertave do të realizohet sipas VKM nr. 1195, datë 05.08.2008, dhe kritereve të përshkruara dhe metodologjisë me sistemin e pikëve.

Ju faleminderit për bashkëpunimin.