NJOFTIM PËR SHTYP

Mbi nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Autoritetit të Konkurrencës (AK)

Në datën 4 maj 2018 Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Autoriteti i Konkurrencës nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në zbatim të legjislacionit në fuqi me qëllim rritjen e bashkëpunimi në fushën e konkurrencës në tregjet e komunikimeve elektronike dhe postare. Memorandumi u nënshkrua nga kryetarja e AK, Znj. Juliana Latifi dhe kryetari i AKEP z. Ilir Zela.

AKEP dhe AK angazhohen të rrisin bashkëpunimin në drejtim të shkëmbimit të informacionit të disponueshëm në përputhje me nivelin e konfidencialitetit që përcaktojnë ligji “Për komunikimet elektronike në RSH” dhe ligji “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

AKEP ka përgjegjësinë e nxitjes së konkurrencës eficente nëpërmjet procesit të analizës së tregjeve përkatëse duke marrë në konsideratë rekomandimet e Autoritetit të Konkurrencës për analizën e tregjeve dhe vendimet e Komisionit të Konkurrencës për shpalljen e një/disa operatorëve me pozitë dominuese.