AKEP, aksion për stabilizimin dhe eleminimin e rrjeteve ajrore!

Autoriteti i Komunikimeve Elektonike dhe Postare AKEP, bazuar në ligjin Nr.9918, datë 19.05.2008 për “Komunikimet Elektronike në Republiken e Shqipërisë”, Rregulloren Nr. 22 datë, 24.06.2011 “Mbi kushtet teknike për ndërtimin e infrastrukturës kabllore urbane dhe rrjeteve me fibra optike ndërurbane të komunikimeve elektronike”

dhe Rregulloren nr .37 datë 29.10.2015 mbi “Masat teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë edhe integritetin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike”, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe në prezëncë të operatorëve të shërbimeve të komunikimeve elektronike, kanë ndërhyrë në zonën pas Ambasadës Amerikane, Rruga “Jan Kukuzeli”, për stabilizimin dhe eleminimin e rrjeteve ajrore, të cilat nuk përmbushin kushtet teknike dhe të sigurisë të parashikuara në Rregulloret e sipërcituara.

AKEP në bashkëpunim me Bashkine e Tiranës është fokusuar kryesisht në blloqet e banimit, të cilat janë rikonstruktuar dhe ku Bashkia së bashku me operatorët kanë investuar për të krijuar infrastrukture nëntokësore.

Nderhyrje të tilla janë në vazhdën e ndërhyrjeve të mëparshme dhe do të vijojnë të intensifikohen për të stabilizuar përfundimisht këto rrjete, gjithashtu do të intesifikohen verifikimet dhe masat në terren në bashkëpunim edhe me Bashki të tjera në territorin e vendit.

Masa të tilla janë marrë jo vetëm në përmbushjen e kërkesave të përcaktuara në ligj por edhe për të krijuar një standard të përshtatshëm për një vend, i cili aspiron të bëhet vend anëtar i Bashkimit Evropian.

                                                     foto