NJOFTIM PËR SHTYP

Mbi miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në Rregulloren nr. 27 datë 21.9.2012  “Mbi publikimin e informacionit për tarifat si dhe kushtet e aksesit dhe përdorimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike”

Këshilli Drejtues i AKEP në mbledhjen e datës 18 Maj 2017 pas një procedure 30 ditore të këshillimit publik miratoi disa shtesave dhe ndryshime në Rregulloren nr. 27 datë 21.9.2012  “Mbi publikimin e informacionit për tarifat si dhe kushtet e aksesit dhe përdorimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike”.

Ky vendim është një nga masat e mara nga AKEP për zgjidhjen e problematikave në tregjet e komunikimeve elektronike në funksion të mbrojtjes konsumatore dhe në përputhje me funksionet e AKEP për përmbushjen e objektivave rregullatore të përcaktuara në ligjin nr. 9918 datë 19.05.2008 si dhe në Strategjinë dhe Planin e Veprimit të AKEP për vitin 2018. 

Bazuar në problematikat e evidentuara, AKEP çmoi si të rëndësishme miratimin e ndryshimeve të të cilat synojnë përfshirjen në rregullore të:

I. Afateve të qarta për sipërmarrësit në lidhje me njoftimin e pajtimtarëve, publikimit dhe paraqitjes në AKEP të tarifave të shërbimeve, si dhe çdo ndryshim të tyre. 

Për këtë arsye, në nenin 8 të Rregullores janë ndryshuar dhe saktësuar afatet përkatëse të detyrimit për njoftimin e pajtimtareve, publikimin e tarifave dhe informimin e AKEP në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit “Për komunikimet elektronike”.

Më konkretisht:

1.      1. Sipërmarrësit janë të detyruar të paraqesin në AKEP informacionin mbi tarifat e shërbimeve, si dhe çdo ndryshim të tyre me arsyetimet mbeshtetese, jo më vonë se 15 ditë para hyrjes në fuqi të tarifave ose ndryshimeve të tyre.

2.       2. Ky informacion duhet të dërgohet në rrugë elektronike dhe/ose shkresore. Forma e dërgimit të të dhënave në rrugë elektronike do të jetë e disponueshme edhe në faqen e internetit të AKEP.

3.       3. AKEP-i publikon vlerësimin e përgjithshëm krahasues të tarifave aktuale sipas  përcaktimeve të nenit 12 te kësaj rregulloreje.

1.     4. Sipërmarrësit e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike të njoftojnë, nëpërmjet mjeteve të informimit publik, çdo ndryshim në tarifat e shërbimeve, jo më pak se 7 ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre ose të ndryshimeve dhe ky njoftim duhet të bëhet jo më pak se 3 ditë rresht;

2.     5. Sipërmarrësit e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike duhet të publikojnë në faqen e tyre të internetit kushtet e përgjithshme të kontratave tip dhe t’ia paraqesin ato AKEP-it për vlerësim, të paktën, 15 ditë para publikimit sipas nenit 98 pika 5 te Ligjit.

3.      6. Sipërmarrësit e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike duhet të njoftojnë pajtimtarët për cdo modifikim në kushtet e kontratave për jo më pak se 30 ditë përpara në përputhje me nenin 99 pika 3 të Ligjit.

4.      7. Sipërmarrësit, të cilëve AKEP ka vendosur detyrime të vecanta për tarifat me pakicë, duhet të aplikojnë afatet dhe rregullat e përcaktuara nga AKEP në mënyrë specifike.

5.      8. Përcaktimet e mësipërme janë të detyrueshme për tu zbatuar për të gjitha paketat e shërbimeve, me parapagesë ose me paspagesë, paketa standarte, oferta, etj.

6.      9. Në mënyrë grafike afatet për njoftimin e pajtimtarëve, publikimin dhe njoftimin e AKEP janë në skemen si vijon:

 

figura1

Gjithashtu në rregullore janë shtuar dhe dy pika si vijon:

II.        Detyrimit të sipërmarrësve që të publikojnë dhe të vënë në dispozicion të pajtimtarëve në pikat e shitjes informacionin e plotë mbi cilësitë e shërbimit sipas nenit 102 të Ligjit 9918;

III.      Detyrimit për sipërmarrësit që të vendosin në mënyrë të dukshme në pikat e shitjes së tyre kontaktet e AKEP (adresë postare, elektrionike dhe nr.tel) dhe formularët për ankesa për mosmarrëveshjeve për pajtimtarët.