NJOFTIM MBI MONITORIMIN E PËRDORIMIT TË SPEKTRIT TË FREKUENCAVE TË CAKTUARA NË PLANIN KOMBËTAR TË FREKUENCAVE

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në mbështetje dhe zbatim të pikës f) të nenit 8 dhe nenit 133 të Ligjit Nr. 9918 datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Rregullores Nr.44 datë 13.10.2016 për “Monitorimin e Spektrit të Frekuencave”, miratuar me Vendim Nr.2690, datë 13.10.2016 të Këshillit Drejtues të AKEP,

ju bën me dije se po zgjeron Sistemin Kombëtar të Monitorimit të Spektrit të Frekuencave me Stacione Fikse-RFMS, në zona të ndryshme gjeografike të territorit të Shqipërisë. Me anë të këtyre stacioneve realizohen monitorime të brezave të frekuencave në mënyrë periodike dhe të pandërprerë, sipas Planit Kombëtar të Frekuencave.

Sistemi realizon evidentimin dhe ruajtjen në mënyrë automatike të gjithë informacionit mbi frekuencat të matura dhe mbi bazën e përpunimit të këtij informacioni mundëson përmbushjen e përcaktimit ligjor të parashikuar në pikën 1 të nenit 133 të ligjit Nr.9918/2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit:

a) Përdorimi i frekuencave të dhëna me autorizim të jetë në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, në zbatim të kushteve të autorizimit;

b) Spektri i frekuencave të përdoret vetëm nga përdoruesit e lejuar, sipas dispozitave të këtij ligji.  

Sa më sipër, duke sjellë në vëmendje që perdordorimi i spektrit të frekuencave në kundershtim me përcaktimet ligjore dhe kuadrin rregullator përkates në fuqi, përbën shkelje shumë të rëndë dhe eshte i dënueshem sipas parashikimeve ligjore, kërkohet të veriflkohet nga ana Juaj përdorimi i frekuencave të alokuara sipas caktimeve në Autorizimin, si dhe të merren masa nëse ka transmetime me frekuenca të devijuara nga ajo qëndrore.

Pas këtij njoftimi, në cdo rast te konstatimit dhe evidentimit të mos respektimit të kushteve apo parametrave teknik të perdorimit të frekuencave, AKEP do të veprojë sipas parashikimeve ligjore të percaktuara në nenin 134 te ligjit nr. 9918/2008 dhe Rregullores Nr. 44 date 13.10.2016 për "Monitorimin e Spektrit të Frekuencave", miratuar me Vendim Nr.2690 datë 13.10.2016 të Këshillit Drejtues të AKEP.

Mbi monitorimin e përdorimit të spektrit të frekuencave të caktuar në Planin Kombëtar të Frekuencave

Lista e Sipërmarrësve të Komunikimeve Elektronike mbi monitorimin e përdorimit të spektrit të frekuencave të caktuar në Planin Kombëtar të Frekuencave