PREZANTOHET NË SEANCË PLENARE NË KUVENDIN E SHQIPËRISË RAPORTI VJETOR I AKEP PËR VITIN 2017

Tiranë, 5 Korrik 2018. Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, Z.Ilir Zela, prezantoi sot në seancë plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë Raportin Vjetor të Veprimtarisë së AKEP për vitin 2017.

 Në fjalën e tij Kryetari i AKEP prezantoi zhvillimet kryesore në sektorin e komunikimeve elektronike dhe postare, problematikat e evidentuara dhe veprimtarinë e AKEP gjatë vitit 2017 si dhe fokusin e shtuar për vitin 2018 në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përfitimet e pajtimtarëve,ndërmarrjen e veprimeve konkrete për të krijuar kushte të favorshme për investitorët, nxitjen e konkurrencës së ndershme në treg, dhe rritjen e efikasitetit të  institucionit.

Fjala e Kryetarit të AKEP në seancë plenare mund te gjendet këtu

Klikoni këtu për dokumentin e plotë Raporti Vjetor i Veprimtarisë së AKEP për vitin 2017.