NJOFTIM PËR SHTYP

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare- AKEP njofton publikun se ngjarja e ditës së dielë e datës 19.8.2018 rreth orës 11.20 paradite ka ndodhur në godinën në pronësi të një biznesi privat ku një shëndijë zjari ka dëmtuar bateritë/UPS.

Sa i përket serverave dhe infrastrukturës së AKEP nuk ka asnjë dëmtim që të cënojë mbarëvajtjen e veprimtarisë së AKEP e cila vijon normalisht. Për më shumë detaje lutem referojuni deklaratës së Policisë së Shtetit lidhur me ngjarjen.