Njoftim mbi zhvillimin e Tenderit në brezin e frekuencave 800 MHz

Këshilli Drejtues i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare në datë 24.09.2018, ka marrë Vendimin Nr. 66 për “Disa shtesa dhe ndryshime në dokumentin e tenderit publik me procedurë të hapur me objekt: “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 Mhz (792-862 MHz)”, ref. 1x10 MHz i çiftuar-800-2018”.

Në vëmendje të shtesave dhe ndryshimeve në dokumentin e tenderit, AKEP, referuar përcaktimit ligjor të shprehur në pikën 6.2 të të Kreut III të VKM-së Nr.1252 datë 10.09.2008 “Për miratimin e Rregullave të zhvillimit të tenderit publik për dhënien e së drejtës të përdorimit të frekuencave”, e ndryshuar, zgjat afatin kohor për dorëzimin e ofertave, nga operatorët e interesuar, deri  në datën 3 Dhjetor 2018.

Dokumenti i Tenderit me ndryshimet përkatëse mund aksesohet ne linkun e mëposhtëm:

Dokumenti Tenderit

Tender Document