MONITORIM I NIVELIT TË RREZATIMEVE NË RAJONIN E DURRËSIT

Një nga shqetësimet e përdoruesve të telefonisë mobile sot është siguria dhe ekspozimi ndaj valëve elektromagnetike të telefonave celularë, stacioneve bazë dhe transmetuesve të tyre.

 Për këtë qëllim, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) në Shqipëri si organi rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar ka kryer së fundmi tre monitorime të brezit të frekuencave në rajonin e Durrësit, përkatësisht në ambjentet e brëndshme të Spitalit Rajonal, shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu”.

Foto Rrezatimi-2

 

 

Qëllimi i këtyre matjeve ka qënë monitorimi i rrezatimeve të telefonisë mobile, veçanërisht pranë ndërtesave të institucioneve publike me ndjeshmëri të lartë të tilla si shkollat dhe spitalet, mbi shqetësimet për shëndetin e publikut. Kjo është realizuar nëpërmjet matjeve në terren dhe monitorimit të nivelit të rrezatimeve jo-jonizuese,mbledhja dhe përpunimi i të dhënave.

Këto matje janë pjesë e planifikimeve të monitorimeve të vazhdueshme që realizon AKEP mbi spektrin e radio frekuencave që përdoren për qëllime civile. Matjet kanë konstatuar se nivelet janë vazhdimisht shumë më poshtë atyre të përcaktuara nga Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jo-Jonizues (ICNIRP).

Më poshtë ju mund të gjeni raportin e plotë të këtij monitorimi.

 

Raporti i Monitorimit