NJOFTIM MBI BLLOKIMIN E MENJËHERSHËM TË AKSESIT TË DISA FAQEVE ONLINE (DOMAINEVE)

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në cilësinë e organit rregullator në fushën e komunikimeve elektronike, në ushtrim të kompetencave ligjore për mbikqyrjen, monitorimin dhe kontrollin

e veprimtarisë së sipërmarrësve të rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike, në përmbushje të qëllimeve dhe objektivave rregullatore të përcaktuar në Ligjin Nr.9918, datë 19.05.2008, “Për komunikimet elektronike në RSH” i ndryshuar dhe aktet e tjera nënligjore të nxjerrë në zbatim të tij, ka administruar shkresat zyrtare nga:

 A.   Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF) pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë:

 

1. Nr. 20 prot. (i MFE) datë 04.01.2019 (Nr. 11 Prot. i AKEP datë 04.01.2019)

2. Nr. 43 prot. (i MFE) datë 07.01.2019 (Nr. 33 Prot. i AKEP datë 08.01.2019)

3. Nr. 81 prot. (i MFE) datë 10.01.2019 (Nr. 43 prot. i AKEP datë 10.01.2019)

4. Nr. 110 prot. (i MFE) datë 14.01.2019 (Nr. 54 prot. i AKEP datë 15.01.2019)

B.   Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit:

1. Nr. 1324 prot. (i DPPSH) datë 15.01.2019 (Nr. 66 Prot. i AKEP datë 16.01.2019)

nëpërmjet të cilave janë përcjellë pesë lista faqesh interneti me anën e të cilave ushtrohet veprimtari në shkelje të Ligjit nr. 155/2015 “Për lojrat e fatit në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar me Ligjin nr. 75/2018 datë 09.11.2018.

 Referuar gërmës e) të nenit 15 të Ligjit Nr.9918 datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar si dhe gërmës e), pika 1, e nenit 9 dhe pika 9 e Aneksit E të Rregullores së AKEP nr. 47 datë 26.10.2017 “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë rigorozisht detyrimin ligjor për të marrë masat e duhura juridike dhe teknike për kufizimin e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme.

AKEP me shkresat Nr. 11/1 prot. datë 04.01.2019, Nr. 33/1 prot.  datë 08.01.2019, Nr. 43/1 prot.  datë 11.01.2019, Nr. 54/1 prot.  datë 15.01.2019  dhe  Nr. 66/1 datë 16.01.2019 ka njoftuar zyrtarisht të gjitha sipërmarrësit që ofrojnë shërbimin internet (ISP) për bllokimin e aksesit për të gjitha faqet web të dërguara nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Çdo sipërmarrës pas marrjes së njoftimit nga AKEP, është i detyruar të veprojë menjëherë për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme, si dhe të njoftojë AKEP-in për mbylljen e aksesit të tyre. 

Më poshtë listat e sjella në AKEP nga AMLF dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për të cilat është kërkuar bllokimi.

AMLF - Lista datë 04.01.2019 – Faqet web që duhen bllokuar

AMLF - Lista datë 07.01.2019 – Faqet web që duhen bllokuar

AMLF - Lista datë 10.01.2019 – Faqet web që duhen bllokuar

AMLF - Lista datë 14.01.2019 – Faqet web që duhen bllokuar

DPPSH - Lista datë 15.01.2019 – Faqet web që duhen bllokuar

 

 

Shënim:

AMLF me shkresa zyrtare i ka kërkuar AKEP:

1.      Lejimin e aksesit për domainin webhost.al

2.      Bllokimin e menjëhershëm të aksesit për domainin bet111.al

3.      Lejimin e aksesit për domainin sport.albeu.com

 AMA me shkrese zyrtare i ka kerkuar AKEP:

1.      Hapjen e akseit për domainin video.gjirafa.com

 Për këto domaine AKEP ka njoftuar ISP-të me shkresa zyrtare.