Organizohet në Lezhë takimi mbi ecurinë e punimeve në Infrastrukturën Urbane të Komunikimeve Elektronike

Foto gjate takimit ne Lezhe Në kuadrin e detyrave të planifikuara nga AKEP, për përmiresimin dhe stabilizimin e  situates të rrjeteve urbane të komunikimeve elektronike, sipas kushteve teknike te  Rregullores Nr. 22 “Mbi kushtet teknike për ndërtimin e infrastruktures së rrjeteve  kabllore urbane dhe rrjeteve me fibra optike ndërurbane të komunikimeve  elektronike”,  për vitin 2017, AKEP më datë 19.05.2017 organizoi një takim me  sipërmarrësit që  ushtrojne veprimtarinë në bashkinë e Lezhës dhe perfaqesues te Bashkise.

Në takim u evidentua puna e bërë gjatë vitit 2016, ku rezulton një përmirësim i infrastrukturës të komunikimeve elektronike ne zonat e evidentuara dhe njoftuara nga AKEP, ne fillim të këtij viti si dhe te rikonstruktuara nga Bashkia Lezhë.

Per kete, operatoreve ju eshte kerkuar nga Bashkia sistemimi dhe vendosja në tubacione  nentokesore te kabllove ajrore. Ata duhet të paraqesin projektet e tyre ne bashki, ku të përcaktohet edhe mënyra sesi do të realizohet ky proces. AKEP do ta ndjeke me përparesi nëpermjet inspektoreve te Sektorit Rajonale  te Monitorimit dhe Inspektimit në Shkodër këtë bëshkepunim, deri në finalizimin e tij.

Për vitin 2017, në zbatim edhe të Ligjit Nr 120/2016 “Për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të  shpejtësisë së lartë dhe sigurimin e së drejtës së kalimit”, AKEP kërkoi nga sipërmarrësit të përmbyllin punimet në akset që janë në proces rikonstriksioni të përbashkët me bashkine dhe koordinim me te mire midis tyre.

 

Në fund të takimit u zhvillua dhe nje bisedë informuese me Kryetarin e AKEP, z. Piro Xhixho, ku u konfirmua edhe nje here angazhimi i AKEP për mbeshtetjen në koordinimin e punës mes sipërmarrësve dhe instancave lokale, vecanerisht për zbatimin e detyrimeve që burojnë nga ligji Nr 120/2016, për sigurimin e së drejtës së kalimit.