AKEP merr pjesë në punimet e takimit të 31-të plenar të BEREC

takimi 31-BERECTiranë, më 5 Qershor 2017- AKEP mori pjesë në punimet e takimit të 31-të Plenar të Organit të Rregullatorëve Europian për Komunikimet Elektronike (BEREC). Takimi  u mbajt më 2-3 qershor në Cascais, Portugali. Gjatë këtij sesioni plenar, autoritete rregullatore kombëtare europiane diskutuan mbi: Draft Raportin e BEREC mbi tarifat e terminimit në Europë; Etapat e romingut ndërkombëtar; Draft Raportin Vjetor të BEREC për  vitin 2016; Draft strategjia e BEREC për vitet 2018-2020; Rregullacioni i Neutralitetit të Rrjetit (NET Neutarilty); Interkoneksioni IP si dhe çështje të administrimit të brenshshëm të BEREC.

Më datë 31 Maj 2017, BEREC dhe Autoriteti Kombëtarë Portugez për Komunikimet (ANACOM) organizuan Samitin e Rregullatorëve me temë: NDËRLIDHJA E RAJONEVE, SIGURIMI I KONEKTIVITETIT NË BOTËN KONVERGJENTE, ku drejtuesit e lartë të rregullatorëve Europian dhe jo vetëm, shkëmbyen eksperiencat dhe përvojën e tyre mbi përmirësimin e konektivitetit.

AKEP në takimin e 31-të Plenar të BEREC u përfaqësua nga Kryetari i AKEP Z. Piro XHIXHO, Anëtarja e Këshillit Drejtues Znj. Ketrin TOPCIU dhe nga Drejtori i Kabinetit, Z. Rudolf PAPA.

Për më shume informacione mund të kosultohet linku i mëposhtëm:

http://berec.europa.eu/eng/events/berec_events_2017/143-31st-berec-plenary-meetings-in-cascais-portugal-and-berecemergregulateleapereg-summit