AKEP në konferencën rregullatore ndërkombëtare të AEK

konference AEK Ohër, më 24-26 maj 2017- Me ftesë të Agjensisë së Komunikimeve Elektronike të Republikës së Maqedonisë (AEK), AKEP mori pjesë në punimet e Konferencës së 7-të Ndërkombëtare Rregullatore me temë: Zhvillimi dixhital. Kthimi i sfidave në mundësi.

Konferenca e 7-të Ndërkombëtare Rregullatore pati një pjesëmarrje të gjerë nga rregullatorët e rajonit dhe europës si dhe operatorët e shërbimeve elektronike të Maqedonisë. Temat kryesore të trajtuara në konferencë ishin: Broadband super i shpejtë (NGA Network), Shërbimi OTT, Internacionalizimi i Domanineve, Internet of things dhe Shërbimi 5G.

Gjatë sesionit të parë të konferencës, Znj. Klarina Allushi- Anëtare e Këshillit Drejtues të AKEP, mbajti një prezantim mbi situatën e tregut të komunkimeve në Shqipëri, me fokus në zhvillimin e Broadband.

Në konferencën e 7-të Ndërkombëtare Rregullatore të AEK, AKEP u përfaqësua nga Z. Piro XHIXHO- Kryetar i AKEP, Znj. Klarina ALLUSHI- Anëtare e Këshillit Drejtues, Znj. Anila DENAJ- Anëtare e Këshillit Drejtues dhe nga Z. Rudolf PAPA- Drejtor i Kabinetit.

Për më shumë informacion mund të konsultohet linku i mëposhtëm:

http://www.aek.mk/en/about-us/events/irc-2017