Njoftim mbi Zhvillimin e provimit Radioamator

akep logoAKEP, në zbatim të Rregullores “Për shërbimin radioamator në Republikën e Shqipërisë”, njofton palët e interesuara mbi zhvillimin e provimit radioamator se:

Në datën 22.06.2017, ora 10:00 do të zhvillohet provimi me shkrim për marrjen e Çertifikatës së aftësisë për radio amator, në ambjentet e shkollës së mesme “Kostandin Kristoforidhi”, pranë Tregut Çam, Tiranë;

Në datën 22.06.2017, ora 12:00 do të zhvillohet provimi “Veprime praktike me radio dhe MORS”, në ambjentet e Shoqatës Kombëtare të Radioamatorizmit tek  Kompleksi Dinamo, Tiranë.

Në provim do të marrin pjesë vetem personat që kanë kryer regjistrimin duke dërguar kërkesën në AKEP si dhe kanë plotësuar  “Formularin e Regjistrimit për Provimin Radio Amator”.

Përsa më sipër, çdo kandidat, ditën e provimit duhet të ketë me vete një mjet identifikimi (kartë identiteti).  Mungesa e mjetit të identifikimit përbën arsye për mospjesëmarrje në provim.

Duke ju falenderuar për interesimin,

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).