AKEP në Samitin Global për shoqërinë e informacionit ITU WSIS-17
Gjenevë, më 12-16 Qershor 2017- AKEP mori pjesë në punimet e Samitit Botëror mbi Shoqërinë e Informacionit (ITU WSIS-17). Samiti Botëror mbi Shoqërinë e Informacionit (WSIS) 2017 përfaqëson mbledhjen më të madhe vjetore në botë të komunitetit të zhvilluesve të TIK 'ICT for development'. Forumi vjetor i WSIS është një platformë globale me shumë palë të interesuara që lehtëson zbatimin e linjave të veprimit të WSIS për avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Forumi bashkëorganizohet nga ITU, UNESCO, UNDP dhe UNCTAD, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë organizatat e tjera të Kombeve të Bashkuara (UNDESA, FAO, UNEP, WHO, UN Women, WIPO, WFP, ILO, WMO , ITC, UPU, UNODC, UNICEF dhe Komisionet Rajonale të Kombeve të Bashkuara). Ai ofron një mundësi për shkëmbimin e informacionit, krijimin e njohurive dhe shkëmbimin e praktikave më të mira, duke identifikuar tendencat e reja dhe nxitjen e partneriteteve, duke marrë parasysh zhvillimin e Informacionit dhe njohurive të shoqërisë.
Me datë 12 qershor, me ftesë të Z. François Rancy, Drejtor i Byrose së Radiokomunikimit në ITU, Z. Piro Xhixho Kryetar i AKEP, paraqiti zhvillimet dhe synimet e vendit tone në sesionin e nivelit të lartë me temë “ITU duke mundësuar ekosistemet wireless” (ITU enabling the wireless ecosystem).
http://www.itu.int/net4/wsis/forum/2017/Agenda/Session/276#intro
Në Samitin Global për Shoqërinë e Informacionit, AKEP u përfaqësua nga Z. Piro Xhixho - Kryetar, Z. Alban Karapici - Anëtar i Këshillit Drejtues dhe nga z.Rudolf Papa - Drejtor i Kabinetit.