AKEP merr pjesë në takimin e 3-të të Grupit të Kontakit të BEREC (Bordi i Rregullatorëve Evropianë për Komunikimet Elektronike)

takim ne beograd

Në datat 14-15 Shtator 2017, u mbajt ne Beograd te Serbisë takimi i tretë i Grupit te Kontaktit të BEREC, nën kujdesin e Agjencisë Rregullatore për Komunikimet Elektronike dhe Shërbimet Postare te Serbisë (RATEL). 

Objektivi kryesor i takimit ishte përgatitja për seancën plenare të 32-të të rregullt të BEREC që do të mbahet më 5 dhe 6 Tetor 2017 në Bukuresht, Rumani.

BEREC u krijua në përputhje me Rregulloren e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit mbi Rregullatorët e Komunikimeve Elektronike të Evropës (BEREC).

BEREC vepron në kuadër të Direktivës 2002/21 / EC (Direktiva Kuadër), 2002/19 / EC, 2002/20 / EC, 2002/22 / EC dhe 2002/58 / EC (direktiva të veçanta) nr. 717/2007 duke kryer detyrat në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe transparente duke kontribuar në zhvillimin dhe funksionimin më të mirë të tregut të brendshëm të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike me synim sigurimin e zbatimit të vazhdueshëm të kuadrit rregullator të BE për komunikimet elektronike.
 
Takimi i tretë i Grupit të Kontaktit te BEREC përveç raportit të BEREC-it për fusha të  caktuara të tregut të komunikimeve elektronike (zbatimi i neutralitetit të rrjetit, benchmarket e roamingut, mbulimi me shërbime dhe monitorimi për zonat malore dhe me densitet të ulët popullsie, probleme rregullatore etj.), pjesa më e madhe e diskutimit iu kushtua propozimit të programit vjetor të punës së BEREC për 2018. Dokumenti është planifikuar për diskutim publik.

AKEP u përfaqësua nga z. Shefqet Meda –Drejtor i Drejtorise se Administrimit të Burimeve të Fundme, Autorizimeve dhe Faciliteteve dhe z.Altin Rrapaj - Drejtor i Rregullimit Ekonomik dhe Statistikave.

(Dokumentet gjenden te publikuar ne faqen zyrtare te BEREC: http://berec.europa.eu).