AKEP MERR PJESE NE KONFERENCËN E 15-TË NDËRKOMBËTARE “AKTIVITETET RREGULLATORE NË SEKTORIN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE- INFOFEST 2017

Infofest-2017Budva, më 24-27 shtator 2017- AKEP mori pjesë në punimet e konferencës së 15-të ndërkombëtare “Aktivitetet rregullatore në sektorin e komunikimeve elektronike - Infofest 2017”, organizuar nga Agjensia për Komunikimet Elektronike dhe Shërbimin Postar të Malit të Zi (EKIP) dhe Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU). Konferenca ndërkombëtare konsiderohet si një manifestim me interes shtetëror të veçantë nga Qeveria e Malit te Zi si dhe përbën një ndër eventet kryesore të rregullatorëve, duke ofruar hapësirat e nevojshme për të diskutuar mbi aspektet e ndryshme të tregut të komunikimeve elektronike.

Temat kryesore të diskutuara në konferencën e 15-të ishin:

-          -Korregullimi dhe sfidat rregullatore për shërbimin 5G

-          -Trendet e fundit rregullatore

-          -Rrjetet e aksesit të gjeneratës tjetër (NGA networks) 

-          -Analizat e tregut dhe rregullimi i tarifave

-          -Sfidat e reja në mbrojtjen e konsumatorit

-          -Siguria dhe Integriteti i rrjetit

       Në hapje të konferencës Kryetari i AKEP Z.Piro Xhixho, mbajti një fjalë pershëndetëse për të pranishmit.

Link fjala e kryetarit

Gjatë punimeve të konferencës, Znj. Klarina Allushi- Anëtare e Këshillit Drejtues të AKEP, mbajti një prezantim me titull: Zhvillimet rregullatore për sektorin e Broadbandit në Shqipëri; ku prezantoi hapat e ndërmarra nga AKEP mbi rregullimin e shërbimit Broadband.

Link prezantimi I znj. Allushi

Gjithashtu gjatë zhvillimit të konferencës u mbajt një takim midis përfaqësuesve të AKEP dhe EKIP mbi statusin e zbatimit të marrëveshjes aktuale të koordinimi të frekuencave kufitare GSM dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet multilaterale për brezat  e frekuencave 800/900/1800/2100/2600 MHz.

Në takim u diskutua edhe problemi i interferencave që shkaktohen nga transmetimet dixhitale tokesore në Republikën e Shqiperisë, të cilat afektojnë sistemet LTE që operojnë ne brezin e frekuencave 790-862 MHz në teritorin e Malit të Zi.

Në konferencën e 15-të ndërkombëtare “Aktivitetet rregullatore në sektorin e komunikimeve elektronike Infofest 2017, AKEP u përfaqësua nga: Z. Piro Xhixho-Kryetar, Znj. Klarina

Allushi-Anëtare e Këshillit Drejtues, Z. Rudolf Papa- Drejtor i Kabinetit, si dhe nga Z. Vasil Mitezi- Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit të Frekuencave, Cilësisë dhe Inspektimit.