Përmirësohet shërbimi celular në zonën turistike të Malit të Krujës në Sari Salltik

FotoNë kuadrin e masave që po merr AKEP për përmirësimin e shërbimeve celulare në zonat turistike të vendit , sidomos ato malore, AKEP koordinoi realizimin e bashkeinvestimit të operatoreve celulare në zonën tashmë shumë të njohur turistike të Sari Salltik.

Tashmë fale këtij bashkë investirmi si dhe realizimit të bashkëvendosjes së stacioneve në Malin e Krujës, zona mbulohet  me nivel shumë të mirë të shërbimeve GSM, 3G dhe 4G.

Puna po vazhdon në zona të tjera të identifikuara si Vermosh, Valbonë, Gërmenj, Kepi i Rodonit etj.