AKEP NË TAKIMIN E 32-TË PLENAR TË BEREC

Takim 32 BEREC

Tiranë, 9 tetor 2017 - Në Bukuresht, Rumani, me datë 5-6 tetor  u mbajt takimi i tretë  plenar i BEREC (Trupi i Rregullatorëve Europianë për Komunikimet Elektronike) për  vitin 2017, ku temat kryesore ishin të lidhura  mbi hapat e mëtejshëm për dokumente të rëndësishme të tilla si: strategjia afatmesme e BEREC për periudhën 2018-2020, programi vjetor i punës i BEREC për vitin 2018, hartimi i një dokumenti ndihmës në zbatimin të  udhëzimeve BEREC për  vitin 2017 “Neutraliteti i Rrjetit” (Net Neutrality) miratuar vitin e kaluar, si dhe diskutime të mëtejshme mbi rishikimin e kuadrit rregullator për komunikimet elektronike.

Duke konsideruar që dokumenti ekzistues i strategjisë afatmesme të BEREC është i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2017, është përgatitur suplementi i saj për periudhën 2018-2020. Pas dy konsultimesh në këtë takim plenar u aprovua dokumenti i lartpërmendur. Gjithashtu  Programi vjetor i punës së BEREC per vitin 2018, i cili është plotësisht në përputhje me strategjinë afatmesme të BEREC për periudhën 2018-2020, u miratua për konsultim publik. Ky dokument, siç është strategjia afatmesme e BEREC, për aq sa të jetë e mundur merr parasysh të gjitha sfidat më të mëdha që na presin në tregun e komunikimeve elektronike. Miratimi i programit vjetor të punës për vitin 2018 pritet në seancën plenare përfundimtare të BEREC që do të mbahet në fillim të dhjetorit.

BEREC në fund të gushtit të vitit të kaluar publikoi udhëzime për  rregullatorët e BE-së  për ti ndihmuar në mbikëqyrjen dhe kontrrollin e zbatimit të Rregullores mbi neutralitetin e rrjetit, qëllimi i të cilit është që të lejojë të gjithë përdoruesit  akses jo-diskriminues dhe transparent në internet. Në këtë seancë plenare të BEREC u votua  që të publikohet një dokument (metodologji) që në fakt shërben për të ndihmuar në zbatimin më të mirë të udhëzimit të BEREC mbi neutralitetin e rrjetit. Gjithashtu, një temë e rëndësishme, ashtu si dhe në dy seancat e para plenare të këtij viti, të cilat u mbajtën në Paris dhe në Cascais, ishte një  diskutim i mëtejshëm i analizës së detajuar të kryer nga BEREC në çdo fushë të mbuluar nga rishikimi i kuadrit rregullator.

Me datë 4 tetor 2017 organizatorët e takimit plenar të BEREC, ANCOM (Autoriteti Kombëtar i Rumanisë për Menaxhimin dhe Rregullimin e Komunikimit), me rastin e 15 vjetorit  nga fillimi i tyre,  organizuan  seminarin me temë: “Rregullatori në 360 gradë” , ku pasqyrohej zhvillimi i rregullatorit Rumun nga fillimet  në shkresa deri në ditët tona ku menaxhohet një sasi e madhe të dhënash dixhitale në terabyte. Seminari  u nda në dy pjesë. Pjesa e parë, që fokusohej në ndryshimet e mëdha që kemi dëshmuar në 15 vitet e fundit, u përpoq ti jepte përgjigje  pyetjeve: si rregullimi ka ndryshuar në atë kohë, si rregullatorët i përgjigjen sfidave të forta të tregut  dhe ndryshimeve të shpejta dhe çfarë ne mund të presim në 15 vitet e ardhshme. Pjesa e dytë përshkruate këto ndryshime, sfida dhe pritshmëri të ardhshme si dhe perspektivat e tregut rumun të komunikimeve elektronike.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)  në Takimin Plenar të BEREC  u përfaqësua nga Kryetari Z. Piro Xhixho, Anëtaria e Këshillit Drejtues Znj. Anila Denaj si dhe nga drejtori i Kabinetit Z. Rudolf Papa.

Për më shumë informacion mund të konsultohet linku i mëposhtëm:

http://berec.europa.eu/eng/events/berec_events_2017/145-32nd-berec-plenary-meetings-in-bucharest-romania