Takim me përfaqësuesit e Autoritetit Rregullatore të Turqisë, ICTA-së dhe AKEP

Takim 5-6 TetorGjatë zhvillimit të punimeve të takimit te 32-të Plenar të Grupit të Autoriteteve Rregullatore për Komunikimet Elektronike të Vendeve të Evropës - BEREC,5-6 Tetor 2017, Bukuresht, Rumani, delegacioni i AKEP  i kryesuar nga Kryetari i tij zoti Piro Xhixho pati një takim me Kryetarin e Autoritetit homolog Turk-ICTA ,Zotin Ömer Fatih SAYAN.

Gjatë këtij takimi u bisedua për marrëdhëniet e deritanishme midis dy rregullatoreve të cilat kanë qënë me interes dhe me përfitime në aspektin e trainimeve dhe të shkëmbimit të eksperiencës , gjatë së cilës AKEP ka perfituar nga trainimet vjetore të zhvilluara në vitet e kaluara  në kurset e zhvilluara pranë ICTA si dhe me shkëmbimet e eksperiencave dhe praktikave më të mira në fusha të tilla si analizë tregu fiks, në projektin e Portabilitetit të numrit etj.

Në fund u ra dakort që të përshpejtohet rinovimi i marrëveshjes ekzistuese të mirëkuptimit, duke e përmirsuar atë në kushtet e reja të tregut dhe të marrëdhënieve midis dy Autoriteteve. 

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) u përfaqësua nga Kryetari Z. Piro Xhixho, Anëtare e Këshillit Drejtues Znj. Anila Denaj si dhe nga Drejtori i Kabinetit Z. Rudolf Papa.