Firmoset Memorandumi i mirëkuptimit midis AKEP dhe RAK (Rregullatori i Komunikimeve Elektronike të Bosnje dhe Hercegovinës)

Firmosja e memorandumit AKEP-RAKDelegacioni i AKEP zhvilloi një vizitë dy ditore pranë Rregullatorit të Komunikimeve Elektronike të Bosnje dhe Hercegovinës me ftesë të këtij të fundit.

Gjatë takimeve u shkembyen eksperiencat dhe problematikat me të cilat hasen të dy institucionet rregullatore, si dhe sfidat që kanë përpara për t’iu përgjigjur objektivave të dy vëndeve për integrimin në BE, ku komunikimet elektronike zënë një vënd të veçantë.

U konkludua gjithashtu se bashkëpunimi rajonal i autoriteteve rregullatore është një ndihmë e rëndësishme për çdo rregullator duke marre më të mirën e arritjeve të secilit dhe duke ecur përpara në sfidat e tregut me një objektiv të përbashket. Këtu u përmëndën sfida e rrjeteve 5G si një angazhim që duhet të jetë një sfidë e harmonizuar rajonale.

Në fund u firmos marreveshja dy palëshe e mirëkuptimit e cila parashikon:

1.        1. Shkëmbimin rregullisht të informacionit sa i përket zhvillimit të politikave dhe strategjive për komunikimet elektronike, si dhe të informacionit lidhur me legjislacionin material të sektorit të komunikimeve elektronike.

2.       2. Shkëmbimin e delegacioneve të ekspertëve, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit dhe për të fituar përvoja të reja si dhe mundësimin me njohjen të praktikave më të mira në nivel rajonal e më gjërë

Marreveshja u firmos nga z. Piro Xhixho, Kryetar i Keshillit Drejtues të AKEP dhe z. Predrag Kovač- Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Rregullatore Boshnjake për Komunikimet (RAK).

Në keto takime delegacioni i AKEP u përfaqësua gjithashtu dhe nga zonja Ketrin Topçiu- Anëtare e KD dhe z. Rudolf Papa-Drejtor i Kabineti të Kryetarit të AKEP ndërsa delegacioni boshnjak u përfaqësua nga Z. Predrag Kovač - Drejtor Ekzekutiv i RAK, Z. Miloš Šolaja- Anëtar i Këshillit dhe  Z. Nadžida Sarić- Kreu i sektorit të Rregullimit të Tregut.

foto AKEP-RAK