AKEP merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Organeve Rregullatore dhe Institucioneve nga Evropa Juglindore, përgjegjëse për Zbatimin e Direktivës 2014/53/EU (RED)

beograd takimMe ftesën e Agjensisë Rregullatore për Komunikime Elektronike dhe Shërbimet Postare të Serbisë (RATEL) në datat 16-17 Tetor 2017 u organizua në Beograd takimi ndërkombëtar i organeve dhe institucioneve rregullatore nga Evropa Juglindore, përgjegjëse për zbatimin e Direktivës 2014/53 / EU (RED).

Qëllimi i takimit ishte analiza e çështjeve aktuale lidhur me zbatimin e Direktivës 2014/53 / EU të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 16 prillit 2014 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në tregun e pajisjeve radio. Diskutimi u fokusua në temat në vijim: kuadri ekzistues ligjor dhe institucional në lidhje me vendosjen në treg dhe vënien në përdorim të pajisjeve radio në vendet e Evropës Juglindore, mundësitë për bashkëpunim dhe interpretim, sqarimin e dispozitave të RED.

Pjesëmarrësit ishin përfaqësues të organeve rregullatore të Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Greqisë, Kroacisë, Maqedonisë, Sllovenisë, Shqipërisë, dhe Serbisë.

Në takim AKEP u përfaqësua nga z. Ermir Pina – Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit dhe Koordinimit të Monitorimit dhe Inspektimit dhe Zj. Lida Toska - Përgjegjëse e Sektorit të Administrimit dhe Koordinimit të Frekuencave dhe Numeracionit.