AKEP zhvillon takim pune me delegacionin e ARKEP

takim AKEP-ARKEPTiranë më 27 tetor 2017- Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit të Komunikiemeve Elektronike dhe Postare të Shqipërisë (AKEP) dhe Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP), me datë 27 tetor 2017 pranë zyrave qëndrore të AKEP, u zhvillua një takim pune ndërmjet delegacionit ARKEP dhe Përfaqësuesve të AKEP.

Delegacioni i ARKEP në këtë takim përbëhej  nga: Z. Kreshnik Gashi - Kryetar i   ARKEP,  Z. Hazir Hajdari - Anëtar i Bordit të ARKEP, Z. Nijazi Ademaj - Anëtar i Bordit të ARKEP, Z. Bhari Anadolli - Anëtar i Bordit të ARKEP, Z. Shqipërim Pula- Anëtar i Bordit të ARKEP, Znj. Rezarta Ajeti- Shefe e Departamentit Ligjor, Z. Fatmir Gervalla- Zyrtar Kryesor Financiar si dhe Znj. Irena Bryma – Sekretare e Kryetarit të ARKEP.

Delegacioni i ARKEP u mirëprit nga: Z. Piro Xhixho - Kryetar i AKEP, Znj. Anila Denaj - Anëtare e Këshillit Drejtues, Znj. Ketrin Topçiu - Anëtare e Këshillit Drejtues, Znj. Klarina Allushi - Anëtare e Këshillit Drejtues, Z. Alban Karapici – Anëtar i Këshillit Drejtues, Z. Rudolf Papa - Drejtor i Kabinetit, Znj. Milena Ismaili -  Drejtoreshë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Administrimit të Brendshëm, Z. Vasil Mitezi – Drejtor i Monitorimit të Frekuencave, Cilësisë dhe Inspektimeve, Znj. Enkeleda Pojani – Drejtoreshë e Menaxhimit Financiar dhe Pagesave si dhe nga Z. Donald Shtrepi - Drejtor i  Teknologjjisë së Informacionit dhe Zhvillimit të Broadbandit .

Ky takim pune u zhvillua për të shkëmbyer përvojat dhe diskutuar mbi çështje të ndryshme me interes të përbashkët si në fushën e komunikimeve elektronike, aspekteve rregullatore dhe çështjeve administrative të institucioneve homologe. Në fund të takimit të dyja palët shprehën interesin dhe dëshirën e përbashkët, për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave midis dy institucioneve në të ardhmen e afërt.

foto gjate takimit AKEP-ARKEP