AKEP merr pjesë në takimin e 13-të Plenar të ERGP-së

takimi 13 ERGP

Më 30 Nëntor 2017, AKEP mori pjesë në takimin e 13-të plenar të ERGP-së. Në këtë takim, AKEP u përfaqësua nga Znj. Anila Denaj, anëtare e Këshillit Drejtues dhe Z. Bleron Dokle, Drejtor i Shërbimit Postar dhe Integrimit. Takimi i dytë plenar për vitin 2017, u zhvillua nën kryesinë e Prof. Marcello Angelo Cardani, President i Autoritetit Rregullator Italian.

Në këtë takim Plenar, ERGP zgjodhi me unanimitet Z. Joao Cadete de Matos, Kryetar i Autoritetit Rregullator Portugez, si Kryetarin e ardhshëm të ERGP-së për vitin 2019. Z. Cadete de Matos do të shërbejë së bashku me Prof. Angelo Cardani si zëvendëskryetare të ERGP-së për vitin 2018, duke mbështetur Z. Jack Hamande, anëtar i Këshillit të Institutit Belg për Telekomunikacion dhe Postën, i cili u zgjodh kryetar i ERGP për 2018 në takimin e 12-të plenar.

Pas një konsultimi publik, në këtë takim u aprovua programi i punës së ERGP për vitin e ardhshëm, i cili përcaktoi detyrat e ERGP-së për vitin 2018 në përputhje me strategjinë afatmesme.  Programi i punës 2018 fillon një proces dyvjeçar të vlerësimit dhe asistencës për Komisionin Evropian në përgatitjen dhe modernizimin e Direktivës për Shërbimin Postar, i cili do të nisë në vitin 2018 me një Raport të ERGP që analizon zhvillimet kryesore të tregut dhe problematikat e këtij sektori e mw pas do të vazhdojë në vitin 2019 me një sërë rekomandimesh për Komisionin Evropian në perspektivën e shqyrtimit të Direktivës së Shërbimeve Postare. Lista e dokumenteve te aprovuara gjatë këtij takimi mund të gjendet në Web-sitin zyrtar të ERGP-së.

Pjesë e takimit plenar ishte gjithashtu një workshop gjysmë-ditor i hapur për publikun me tematike: “Fuqizimi i konsumatorëve postarë”, i cili adresoi zhvillimet e reja, sfidat dhe zgjidhjet, veçanërisht për shpendarjen e pakove postare, duke patur ne fokus fuqizimin e rolit të konsumatorit, zhvillimet e fundit të tregut dhe zgjidhjet teknike. Ky takim gjithashtu informoi palët  e treta mbi gjendjen aktuale, zhvillimet kryesore dhe studimet që janë kryer në sektorin postar përgjatë viteve 2013-2016 në emër të Komisionit Europian nga Ekonomistët e Copenhagenit.