AKEP në takimin e 33-të plenar të BEREC

AKEP TAKIMIN E 33-TË PLENAR TE BEREC

Më 7-8 Dhjetor 2017, në Kopenhagen, Danimarkë, u mbajt seanca e fundit plenare për këtë vit e Organit të Autoriteteve Rregullatorë Evropianë për Komunikimet Elektronike (BEREC). Temat kryesore te takimit ishin miratimi i dokumenteve të: programit vjetor të punës së BEREC për vitin 2018, plani i komunikimit BEREC për vitin 2018, raporti mbi zbatimin e detyrimit të neutralitetit të rrjetit, bazuar në rregulloren për neutralitetin e rrjetit si dhe diskutimi i mëtejshëm mbi rishikimin e kuadrit rregullator për komunikimet elektronike.

Si çdo vit, në seancën plenare të fundit u miratua programi vjetor i punës për vitin e ardhshëm. Kështu, në këtë seancë u miratua programi vjetor i punës për vitin 2018, i cili është i lidhur ngushtë me planin e komunikimit  të BEREC për 2018-ën. Plani i Komunikimit përbëhet nga pesë aktivitete, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejtë me pesë aktivitetet kryesore strategjike të BEREC në vitin 2018.  Të dyja dokumentet janë plotësisht në përputhje me strategjinë afatmesme të BEREC, e cili u miratua në seancën e tretë plenare të BEREC, qe u zhvillua në Bukuresht në fillim të muajit tetor.

Në fund të muajit gusht të vitit të kaluar, BEREC publikoi  disa udhëzime dhe rregulloren në ndihmë të BE-së, mbi mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të Rregullores për neutralitetin e rrjetit, qëllimi i së cilës është të lejojë të gjithë përdoruesit të kenë akses të njejtë, jo-diskriminues dhe transparent në internet. Në këtë seancë plenare BEREC miratoi një raport, i cili pasqyron aktivitetet e autoriteteve rregullatore për periudhën  30 prill 2016 - 30 prill 2017, mbi zbatimin e detyrimeve të neutralitetit te rrjetit në bazë të rregullores dhe undhezimit për neutralitetitin në rrjet.

Në seancën e fundit u zgjedh gjithashtu lidershipi i ardhshëm, dhe Zëvendës-Kryetari i BEREC për vitin 2018, si dhe Kryetari i BEREC për vitin 2019. Kështu, në vitin 2018, Zëvendës-Kryetar do të jetë Z. George Michaelides (OCECPR - Qipro) dhe Z. Dan Sjöblom ( PTS - Suedi). Kryetari i BEREC për vitin 2019, i cili është edhe Zvendës-Kryetar për vitin 2018, do të jetë Z. Jeremy Godfrey (ComReg - Irlandë).

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) në Takimin e 33-të plenar të BEREC, u perfaqësua nga Znj. Klarina Allushi- Anëtare e Këshillit Drejtues.