Intervistë e drejtorit të Rregullimit Eknomik dhe Statistikave Pajtim Melani

Interviste e drejtorit te Rregullimit Eknomik  Statistikave Z.Pajtim MelaniNga qershori rikthehen paketat 30 ditore

Nga muaji qershor kompanitë celulare janë të detyruara të kthejnë paketat 30 ditore. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka detyruar kompanitë celulare të heqin dorë nga tarifimet 4 javore për abonentët me parapagesë. Në një intervistë për RTVSH drejtori i Rregullimit Eknomik në AKEP Pajtim Melani sqaron se urdhëri vjen pas një hetimi administrativ që AKEP bëri mbi vlefshmërinë e paketave.

“AKEP vendosi të mbrojë konsumatorin dhe të kthejë paketat në standatin 30 ditë pasi nuk janë më oferta por janë paketa standarte që ofron çdo muaj kështu që dhe tarifimi duhet të jetë i përmuajshëm ose 30 ditor”, shprehet Melani për RTVSH.

Në mars të vitit 2016 të tre kompanitë e telefonisë celulare ulën kohëzgjatjet e paketave të komunikimit me parapagesë nga 30 ditë në 28 ditë duke rritur kostot vjetore të klientëve për këto shërbime me rreth 6.5 për qind.

Sipas Melanit, “Ulja, kur ndodhi në mars 2016, e ditëve të paketave standarte nga 30 në 28 ditë solli një rritje të çmimit të paketave në mënyrë të tërthortë me 6.5 % ndërkohë solli një abonim ose kosto shtesë për një muaj pasi viti filloi të tarifohej me 13 muaj nga 12 muaj”.

Po çfarë ndodh nëse kompanitë nuk zbatojnë urdhërin e AKEP?

“Ne besojmë se kjo do të zbatohet në mënyrë vullnetare nga operatorët, pastaj në rast të kundërt sigurisht që legjislacioni parashikon masat përkatëse ndërkohë që do të bashkëpunohet me Autoritetin e Konkurrencës dhe autoritete të tjera për të vendosur mbrojtjen e konsumatorit në thelb të ligjshmërisë dhe integritetit të AKEP”, shprehet Melani.

Nga ana tjetër AKEP i ka dhënë zgjidhje edhe një shqetësimi tjetër që lidhej me tregun e telefonisë celulare, portabilitetit të numrit, e thënë ndryshe mundësisë ligjore që ka çdo qytetar për të ndëruar kompaninë duke mbajtur të njëjtin numër.

“Akep me ndryshimin e titullarit ka ndryshuar qasjen, ka ndryshuar rregulloren dhe tashmë rregullorja e re për portabilitetin I mundëson çdo kujt që të portojë numrin Brenda 24 orëve”, konkludoi Melani.