Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Autoritetit të Konkurrencës (AK)

AKEP-AK

Në datën 4 maj 2018 Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Autoriteti i Konkurrencës nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në zbatim të legjislacionit në fuqi me qëllim rritjen e bashkëpunimi në fushën e konkurrencës në tregjet e komunikimeve elektronike dhe postare. Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i AKEP Z. Ilir Zela dhe kryetarja e AK, Znj. Juliana Latifi.

AKEP dhe AK angazhohen të rrisin bashkëpunimin në drejtim të shkëmbimit të informacionit të disponueshëm në përputhje me nivelin e konfidencialitetit që përcaktojnë ligji “Për komunikimet elektronike në RSH” dhe ligji “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

AKEP ka përgjegjësinë e nxitjes së konkurrencës eficente nëpërmjet procesit të analizës së tregjeve përkatëse duke marrë në konsideratë rekomandimet e Autoritetit të Konkurrencës për analizën e tregjeve dhe vendimet e Komisionit të Konkurrencës për shpalljen e një/disa operatorëve me pozitë dominuese.

 

memorandum mirkuptimi AKEP-AK