AKEP ORGANIZON TAKIM MBI INTEGRIMIN DIXHITAL DHE ZHVILLIMET PËR ROAMINGUN NDËRKOMBËTAR RAJONAL

Foto takimiTiranë më 6 Korrik 2018- AKEP në vijim të prezantimit të Programit të BE-së për Mbështetjen e vëndeve të Ballkanit Perëndimor në  Integrimin Dixhital, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, organizoi nje takim me drejtues të nivelit të lartë të tre operatorëve celular.

Takimi kishte për qëllim diskutimin mbi Programin e BE-së për Mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në  Integrimin Digital, të prezantuar në Asamblene Digitale të zhvilluar në Sofie në datë 25-26 Qershor 2018 dhe Deklarata e Përbashkët e WB6, miratuar në Samitin e Sofies në 17 Maj 2018. Në kuader te adoptimit të modelit Roam Like at Home (RLAH) për vëndet e Ballkanit Perëndimor si dhe tarifave të romingut me vëndet e Bashkimit Evropian.

Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë u përfaqësua në takim me Znj. Dorina Cinari, Zv. Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ndërsa AKEP nga Kryetari, Z. Ilir Zela dhe këshilli drejtues i AKEP.

 

06.07.2018