Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP i dorëzon RTSH-së Autorizimin Individual për përdorimin e brezit të frekuencave

foto gjate dorezimit te Autorizimit IndividualNë kuadër të procesit të dixhitalizimit të transmetimeve televizive, Radio Televizioni Publik Shqiptar është paisur me Autorizimin Individual nga  Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për të përdorur brezin e frekuencave që administrohen nga AKEP me qëllim sigurimin e mbulimit më të mirë në gjithë Shqipërinë.

Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, Z.Ilir Zela, i dorëzoi Autorizimin Individual të përdorimit të brezit të frekuencave, Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së Z.Thoma Gëllci.

Frekuencat e lidhjeve fikse i bëjnë të mundur dërgimin e sinjalit të RTSH nga Tirana drejt pikave të tij të transmetimit në rrethe dhe krijimin e një rrjeti funksional në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë me qëllim transmetimin në kohë reale të programacionit të zgjeruar të RTSH tek publiku.

Këto frekuenca janë caktuar në përputhje me Planin Kombëtar të Frekuencave dhe garantojnë kapacitetin e nevojshëm për RTSH transmetimin e të gjitha kanaleve televizive tek publiku.

AKEP e ka mbështetur proçesin e dixhitalizimin e televizioneve në mënyrë të vazhdueshme dhe garanton se spektri i radiofrekuencave do të menaxhohet në mënyre efiçente që nevojat e të gjithë operatorëve televizivë të mbështeten plotësisht pa lejuar krijimin e interferencave.