AKEP ASISTON MISIONIN PAMECA V NË TRAJNIMIN PËR SISTEMET E SIGURISË PUBLIKE “MISSION CRITICAL – LTE”

Pameca 1Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në bashkëpunim me Misionin e PAMECA V të Bashkimit Europian, ka mirëpritur në ambjetet e tij organizimin e një Kursi Trajnimi në datat 11, 12 dhe 13 shtator 2018, mbi komunikimet radio dixhitale në kuadër të sistemeve të sigurisë publike “Mission Critical – LTE”, për njohjen e pjesëmarrësve me teknologjinë LTE (Long-Term Evolution) dhe tiparet e saj specifike për sistemet e komunikimit të sigurisë publike MC - Mission Critical.

Ky trajnim me ekspertë ndërkombëtare te fushës Z. Eiko Seidel nga Nomor Reasearch dhe Z. Harald Ludëig nga Arico Technologies, i mundësuar nga misioni PAMECA V, iu ofrua një grupi personash për palët e interesuara, me mbështetje të programit të Komisionit Europian IPA 2015 për Shqipërinë.

Pjesëmarrësit në trajnim ishin nga Policia e Shtetit, AKEP dhe sipërmarrësit Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom, të grupit Asseco dega Maqedoni, të kompanisë Austriake “i-neë” që ofron zgjidhje/platforma për operatorë MVNO, të korporatës së kërkimeve “Frequentis” me qendër në Austri, etj.

Trajnimi synonte përvetësimin e njohuritë thelbësore mbi teknologjinë LTE, veçoritë nga sisteme të tjera të ngjashme, ndërhyrjet e nevojshme mbi rrjetet aktuale LTE dhe përdorimin e këtyre rrjeteve në ofrimin e sistemeve të ardhshme të sigurisë publike MC - Mission Critical. Pjesëmarrësit e AKEP në këtë trajnim ndihmuan edhe më tej në saktësimin e rregulloreve dhe detyrimeve në funksionimin me sukses të sistemit LTE.

Në mbyllje të trajnimit u shpërndanë ceritifikatat për pjesëmarrësit nga kryetari i AKEP z.Ilir Zela dhe ekspertët ndërkombëtarë.