KRYETARI I AKEP, Z.ILIR ZELA TAKOHET ME KOMISIONEREN E BE-SË PËR EKONOMINË DHE SHOQËRINË DIGJITALE, ZNJ MARIYA GABRIEL

 

foto gjate takimit Më datë 13 nëntor 2018, Kryetari i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Z.Ilir Zela zhvilloi një takim me Komisioneren e Bashkimit Europian për Ekonominë dhe Shoqërinë Digjitale, Znj, Mariya Gabriel, e cila ka vizituar zyrtarisht Shqipërinë.

Komisionerja Gabriel paraqiti rëndësinë e përfshirjes së plotë të Shqipërisë në Axhendën Digjitale në Ballkanit Perëndimor.

Tema e vizitës së zonjës Gabriel, ishte pikërisht theksimi i mbështetjes së Komisionit Europian për partnerët e Ballkanit Perëndimor në transforimin digjital të ekonomive dhe shoqërive të tyre.

Kryetari i AKEP, e falënderoi zonjën Gabriel për mbështetjen e Komisionit në përgatitjen e Marrëveshjes Teknike për uljen deri në heqjen e tarifave të roaminigut në rajonin e Ballkanit Perëndimor, marrëveshje e cila do të finalizohet në Sesionin Plenar të Grupit të Autoriteteve Rregullatore Europiane(BEREC) në dhjetor 2018.

Gjatë takimit u diskutua edhe për rëndësinë dhe masat e nevojshme për implementimin e Kodit të Ri të Komunikimeve Elektronike të BE-së në Shqipëri, sidomos në lidhje me masat koordinuese për menaxhimin e spektrit  të radiofrekuencave për rrjetet celulare 5 G.

Z.Zela theksoi angazhimin e AKEP për të thelluar edhe me tej bashkepunimin me KE-së për realizimin e axhendës digjitale, implementimin e marrëvshjes së Roamingut, Kodit të Komunikimeve Elektronike dhe regullimin në standadet më të larta për të siguruar përfitimet maksimale për përdoruesit shqiptarë dhe të huaj, si prioritete të këtij bashkëpunimi.